
Prokuroria kompetente në Serbi duhet të hapë menjëherë një rast dhe të nisë hetime për rrethanat e takimit të ish-presidentit Aleksandar Vuçiq me komandantë të ushtrisë dhe policisë para ditës së zgjedhjeve. Kështu vlerësojnë bashkëbisedues të gazetës "Danas", duke kërkuar nga Vuçiqi të shpjegojë pse ka ndodhur ky takim, kush e ka iniciuar atë dhe kush ka marrë pjesë.
Sipas tyre, edhe drejtori i policisë, Dragan Vasilleviq, edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsiloviq, duhet t'i shpjegojnë publikut çfarë ka ndodhur dhe nëse për ato biseda ekzistojnë dokumentime zyrtare.
Vuçiq, në seancën konstituive të Kuvendit të Serbisë, tha se lajmi për synimin e tij të supozuar për të shkaktuar grusht shteti është gënjeshtër e plotë dhe trillim. Duke folur për ditën e zgjedhjeve, ai tha se para votimit kishte biseduar me 12 komandantë të policisë dhe ushtrisë, të cilët të gjithë e dinin qëndrimin e tij se do ta pranonte rezultatin nëse humbiste.
"Kjo ishte fjalia e parë që thashë. Dhe të gjithë ata e dinë se gjithçka që thonë këta, janë gënjeshtra", tha Vuçiq, duke shtuar se arsyeja e atij takimi ishte dëshira për të parandaluar shpërthimin e konfliktit dhe luftës civile.
Linku i shkurtër: balkanvijesti.com/v/G1LTf6TE




