
Kompania Madi po investon tre milionë marka konvertibile në një fabrikë të re të firmës Euromeat në Maglaj, në Bosnjë dhe Hercegovinë, e cila pritet të hapet në fillim të nëntorit, raporton Klix.ba.
Fabrika do të merret me përpunimin dhe shpërndarjen e mishit të kuq. Sipas drejtorit të kompanisë Madi dhe investitorit Edin Jabandžić, analiza e tregut tregoi se pikat e shitjes me pakicë në Bosnjë nuk furnizohen mjaftueshëm me mish të kuq në paketim vakumi me afat më të gjatë përdorimi.
Jabandžić bëri të ditur se investimi kishte nisur para pandemisë dhe se kompania nuk kishte dyshuar asnjëherë nëse duhej ta ndalonte apo ta përfundonte, pasi struktura financiare ishte e siguruar.
Fabrika është vendosur në ndërtesën e një ish-qendre tregtare, e cila nuk ishte përdorur që nga përmbytjet. Produktet do të jenë me certifikatë hallall dhe synohet edhe tregu i Bashkimit Evropian.
Sipas investitorit, gjatë punësimit përparësi do të kenë banorët e Maglajit. Numri i saktë i vendeve të punës nuk është bërë i ditur. Ndërkohë, kompania planifikon që në vitet e ardhshme të hapë edhe një thertore në të njëjtin qytet.
Linku i shkurtër: balkanvijesti.com/v/j91BASEo




iPhone 16 për 35 € në vend të 209 €